Berisha: Basha do të rrijë në zyrë i rrethuar, i kanë vënë dy kundragaze

schedule21:36 - 18 Dhjetor, 2021

schedule 21:36 - 18 Dhjetor, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar të PD-së. Në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu teksa njoftoi se rreth 44 mijë anëtarë kanë votuar për shkarkimin e tij, Berisha u pyet nga gazetarët se si do e nxjerrë Bashën nga zyra, pasi ai nuk e njeh referendumin. “Ai nuk njeh as veten”,-tha Berisha.

Lexo edhe: Berisha-Ramës nga Selia Blu:Të jesh i bindur që këtë revolucion nuk e ndalon dhe s’e mposht dot

Pyetjes se kur do të jetë në seli, lideri historik i demokratëve iu përgjigj: “Këto ditë do të jemi në seli. Po në seli jemi ne. Ai do të rrijë aty i rrethuar. I kanë vënë edhe dy kundragaze në zyrë.”

Insistimit të gazetarëve se si do ta largojë Bashën kur ai nuk ikën, Berisha përgjigjet: “Pse do fillojë grevë urie në zyrë ai? Po le ta provojë.” g.v/abcnews.al