Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Berisha, Basha apo Bardhi? Gjekmarkaj zbulon se me kë nga demokratët ndihet më afër

schedule22:57 - 6 Tetor, 2023

schedule 22:57 - 6 Tetor, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj është pyetur në emisionin “Zonë e Lirë” se me kë ndihet më afër nga tre demokratët, Sali Berisha, Gazment Bardhi apo Lulzim Basha. Ai u përgjigj se kur PD ka qene e bashkuar i ka mbështetur të tre, por tani që PD është e ndarë funksionon vetëm me veten e tij.

Mirëpo, Bardhin e veçoi pasi sipas tij, po bën një përpjekje për të bashkuar opozitën.

“Dikur kanë qene Bogdani, Budi, Bardhi, tani është Gaz Bardhi, Sali Berisha, Lulzim Basha, i kam mbështetur kur kanë qene të tre bashkë dhe kur PD kanë qene e bashkuar. Tani që PD është e ndarë, unë më shumë se me këdo tjetër jam me veten dhe funksionoj të jem me veten dhe me njerëzit të cilët synojnë t’i japin një zgjidhje opozitës, e cila është e shartafiluar dhe jo serioze në vitin 10 të saj të qënit opozitë. Në këtë kontekst, zoti Bardhi po bën një përpjekje, e cila meriton duartrokitje për t’i dhënë seriozitet dhe për ta bashkuar opozitën, por personalisht veten nuk e veçoj pranë asnjë grupi. Gaz Bardhin e mbështes në përpjekjen që ai po bën për të bashkuar opozitën bashkë me grupin tjetër të Rithemelimit.



 Ne po kalojmë dy vite të një eksperiencë vërtetë të tmerrshme nga pikëpamja e seriozitetit opozitar, kemi një opozitë copa copa që merret me vetveten, që humbet raportin me dinamikat e vendit, që nuk merret seriozisht nga qeveria. Ne e shohim që kryeministri nuk është pothuajse kurrë prezent në parlament”, u shpreh Gjekmarkaj./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!