Berisha, arsyet e deklaratës/ Kreu i PD shfaqet i qetë: Nuk kam dijeni për incidentin

schedule16:41 - 11 Maj, 2025

schedule 16:41 - 11 Maj, 2025

Në një konferencë për mediat, kryetari i PD shprehu falenderim për të gjithë shqiptarët që ditën e sotme zgjodhën të ushtrojnë të drejtën e tyre pranë kutive të votimit. Ndërkohë për incidentin në Vorë, nuk ka dijeni. Sipas Berishës, sovrani sot jep një vendim hist0rik dhe se secili që shkel ligjin do të bëhet përgjegjës.

“Thirrja ime është për çdo shqiptar, voto për veten tënde, për fëmijët për vendin tënd, të ardhmen, për biznesin, për rrogat, pensionet. Është një votim më shumë se kurrë për interesa të çdo qytetarit.

Çdo gjë ka një vëzhgim ndërkombëtar shumë serioz, dhe një vëzhgim kombëtar dhe secili që merr përsipër të shkel ligjin do të bëhet përgjegjës në mënyrë absolute. Sot Sovrani jep një vendim historik.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!