Berisha: Ambasadorët në Shqipëri gënjejnë qeveritë e tyre për të mbuluar mazhorancën

schedule13:06 - 5 Nëntor, 2022

schedule 13:06 - 5 Nëntor, 2022

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar ditën e sotme disa nga ambasadorët në Shqipëri se mashtrojnë qeveritë e tyre për të mbuluar qeverinë. Në një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, Berisha theksoi po ashtu se kjo nuk ndodh më të gjithë ambasadorët.

“Këtu ambasadorët mashtrojnë qeveritë e tyre në mënyrë monstruoze dhe mbulojnë qeverinë shqiptare. Disa ambasadorë, jo të gjithë.”

Kryedemokrati nuk përmendi emra, por herë pas herë ka hedhur akuza në drejtim të ambasadores amerikane Yuri Kim, të cilës i referohet shpesh edhe si “guvernatore.”

Po ashtu, Sali Berisha lëshoi akuza të forta në lidhje me sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale në vend ndërsa shtoi se tashmë kufiri në Shqipëri nuk punon më.

“Sistemi E-Albania u hackeruan nga hackerat e qeverisë që s’ka ligj as moral. Hakerat nxorën në treg rrogat dhe postet e SHISH, duke kërcënuar dhe sigurinë e NATO-s. Në treg u nxorën dhe të dhënat e patronazhistëve. Në treg u nxorën rrogat para se të nisin hackerat. Hackerat e tyre ndërhynë. Ky ishte agresion që e dënoj me të madhe. Sistemi TIMS u hakerua nga bandat kriminale të mbështetura nga lart. Sistemi Memex u hakërrua nga bandat kriminale për të hequr emrin e tyre. Në kufirin shqiptar nuk ka më kontrolle. Drejt Londrës kanë vërshuar dhe vërshojnë nga Shqipëria kriminelë, jo vetëm shqiptarë por dhe nga vende të tjera, pasi sistemi TIMS është rrënuar. Nga është dhënë alarmi i madh. S’jam dakord ndaj shprehjeve ndaj shqiptarëve, por të vërtetën duhet ta shohim në sy”, tha Berisha. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!