Për ngjarjen në Dhërmi ka reaguar përmes një denoncimi në FB edhe kryeministri Sali Berisha. Ai poston një denoncim të atij që e quan “turisti dixhital”, se policia po e fsheh ngjarjen që ka ndodhur 35 minuta pas mesnate.
“Ndodheshim në Havana club në Dhërmi, ku një sherr banal mes të “fortëve”, degjeneroi me të shtëna armësh dhe njerëz të plagosur. Kemi parë tmerr me sy! Gjak kudo dhe njerëz që vraponin kudo. Ka zgjatur më shumë se 10 minuta dhe ngjante me një akt terrorist. Nuk kishim ku fusnim kokën, për shkak të ambientit të hapur. Ka pasur më shumë se 5 të shtëna dhe strukeshim ku të kishim mundësi, madje duke shtypur dhe njëri tjetrin. Policia jonë mediokre erdhi 10 minuta pasi kishte mbaruar çdo gjë në këmbë dhe ambulanca pas gjysëm orë. Policët e aftë u futen më parë në market, se as nuk kishin haberin ku ndodhej lokali mesa dukej! Kemi përjetuar tmerr dhe terror! Dhe ka pasur të plagosur! Në lokal askush s’bëri kontroll fizik dhe asnjë lloj pyetje përveçse keni rezervuar? Është me shishe e nuk lejohet. Bodyguardët ishin vetëm dy në të gjithë lokalin, të cilët bënin rolin e ndarjes së tavolinave me shishe pa shishe, e nuk merreshin me sigurinë. Këto jane pushimet tona të sigurta dhe me kujtime të bukura. Kjo është policia dhe shteti që duam!” thuhet në denoncimin e postuar nga ish-kryeministri Berisha në FB.
Edhe deputeti Edi Paloka ka reaguar me një status në rrjetet sociale duke e quajtur katastrofë sigurinë publike në pikën e sezonit turistik. Sipas Palokës policia nuk ka prioritet qytetarët , pasi është e angazhuar të përcjellë tonelatat e drogës drejt bregut tjetër si dhe të krijoje alibitë për krimet qeveritare. /abcnews.al