Berisha: 30%-40% e vrasjeve shpallen vetëvrasje

schedule20:40 - 18 Tetor, 2018

schedule 20:40 - 18 Tetor, 2018

Ish-kryeministri Sali Berisha tha në ABC News se policia 30%-40% të vrasjeve i shpall vetëvrasje duke iu referuar statistikave të Ministrisë së Brendshme. Deklaratën, ish-kryetari i Partisë Demokratike e bëri gjatë emisionit “Mbrëmje Ide” të gazetares Mirela Milori.

“Dje i ranë atij kryetarit të PD-së së Ulzës dhe e dhanë tentativë vetëvrasjeje. Por ai nuk kishte mundësi dhe të vetëvritej se kishte problem me njërën dorë. Ishte një marrëzi. Pra statistikat e tyre janë gënjestra fund e krye dhe janë manipulim i turpshëm”, u shpreh Berisha.

Përsa i përket situatës së rendit, Berisha tha se, “Çdo shqiptar konstaton se të gjitha goditjet janë dhënë pas denoncimit të madh të opozitës ose pas skandaleve dhe përleshjeve me armë mes bandave”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!