Bëri vaksinën, Pëllumb Pipero infektohet me koronavirus

schedule10:59 - 27 Janar, 2021

schedule 10:59 - 27 Janar, 2021

Mjeku i spitalit Infektiv Pëllumb Pipero është konfirmuar pozitiv me koronavirus.

Gazetarja Ema Shazivari bën me dije për abcnews.al se ai u konfirmua dje si bartës i koronavirusit.

Lexo edhe: Jo vetëm Pipero, mjekët dhe infermierët e vaksinuar të Infektivit kanë patur simptoma të forta Covid-i

Mësohet se Pipero ndodhet duke u kuruar në shtëpi, ndërsa mjeku vetë shprehet se dalja pozitiv mund të jetë edhe për shkak të vaksinës që bëri disa ditë më parë.

Ai ishte ndër të parët që u vaksinua duke marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer më datë 11 janar dhe po priste dozën e dytë.

Për të hequr çdo dyshim, pritet të bëhet një tjetër test pas 72 orësh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!