Bëri vaksinën anti Covid, 89 vjeçari amerikan kërcen në mes të rrugës

schedule08:02 - 16 Mars, 2021

schedule 08:02 - 16 Mars, 2021

Për shkak të pandemisë së koronavirusit për gati më shumë se një vit të moshuarit në të gjithë botën kanë qenë dhe grupmosha më e rrezikuar.

Me nisjen e fushatës së vaksinimit në shumë shtete të botës, të parët që kanë marrë dozat kanë qenë të moshuarit, për shkak të rrezikshmërisë që Covid 19 ka për jetën e tyre.

Një 89 vjeçar amerikan marrjen e vaksinës anti Covid e ka shoqëruar me një kërcim.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Robert Holzman, sapo injektoi dozën e vaksinës, doli në rrugë dhe nisi të kërcente.

Arsyeja? Fare e thjeshtë, ai ka pasion kërcimin dhe një nga arsyet kryesore që e bëri vaksinën, ishte që të kërcente i pashqetësuar apo rrezikuar.e.su/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!