Jennifer Aniston iu bëri thirrje fansave të saj të mos votojnë Kanye ëest në zgjedhjet presidenciale, dhe duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kim Kardashian. Ylli i “Friends” ndau opinionin me ndjekësit, ndërsa iu kërkoi që të siguroheshin se po jepnin votat e tyre me mençuri. “Nuk është qesharake të votosh për Kanye. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutemi jini të përgjegjshëm.”, shkroi ndër të tjera aktorja.
40-vjeçarja dhe reperi thuhet se kanë mbetur të shokuar nga deklarata e aktores. Një burim tha për revistën “Heat”: “I shokoi të dy dhe sa më shumë që mendojnë për të, aq më shumë nevrikosen. Ata thonë se Jennifer nuk mund të shpëtojë kaq lehtë duke u tallur me Kanye në një mënyrë kaq të vrazhdë dhe shpërfillëse, dhe tashmë kanë filluar të punojnë për hakmarrjen.”
Pak ditë më parë, mbi deklaratën e aktores reagoi dhe vetë reperi teksa tha “Wow, intervista me Rogan i paska shokuar. As seriali ‘Friends’ nuk ishte “funny”. Babai i katër fëmijëve po vazhdon ende përpjekjen e tij për t’u bërë president, duke i nxitur ndjekësit të shkruajnë emrin e tij në fletëvotim kur të shkojnë për të votuar. Emri i reperit pritet të shfaqet në vetëm 11 nga 50 shtetet, pasi nuk arriti të dorëzonte në kohën e duhur dokumentet e nevojshme. /abcnews.al