Bëri sllovenët të “flirtonin” me fitoren e parë evropiane, UEFA shpall Karnicnik, lojtarin e ndeshjes

schedule18:16 - 20 Qershor, 2024

schedule 18:16 - 20 Qershor, 2024

Ishin shumë pranë fitores së tyre të parë, në një Kampionat Evropian, mirëpo një gol i Luka Jovic, në sekondat e fundit të sfidës bëri që kjo ëndërr të shuhej. Sllovenia nuk shkoi më shumë se barazimi, 1 me 1, në sfidën e mesditës së kësaj të enjtje, ndaj Serbisë, në sfidën e dytë të këtij Evropiani.

Anësori i krahut të djathtë të mbrojtjes sllovene, Zan Karnicnik tundi rrjetën e Rajkovic, në minutën e 69’-të të sfidës, ku pas një krosimi Elsnik dërgoi sferën pas shpatullave, të Rajkovic, mirëpo siç theksuam edhe më sipër ky gol nuk mjaftoi për të kompletuar një fitore historike, ama mund të themi se mbrojtësi e “fitoi” sfidën e tij.

Falë performancës fantastike, në sulm, me një gol të shënuar e në mbrojtje me plot shtatë topa të rikuperuar, specialistët e UEFA-s vendosën ta shpërblenën anësorin, me çmimin e “Lojtarit të Ndeshjes”, duke u bërë kështu lojtari i parë slloven, i cili arrin diçka të tillë, në finalet e Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Postimi i UEFA-s:

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!