Bëri shqiponjën me duar, Miss Serbia shtrohet në spital, nuk përballon dot presionin

schedule16:39 - 4 Nëntor, 2021

schedule 16:39 - 4 Nëntor, 2021

Përfaqësuesja e Serbisë në konkursin “Miss Intercontinental”, Valentina Petrovic, është shtruar në spital apo ka arritur në Beograd

Ajo së bashku me përfaqësueset e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës bënë me duar simbolin e shqiponjës dykrenare. Kjo fotografi u bë virale dhe mori kritika të shumta në Serbi.

Sipas koleges së saj, Nadja Kljajic, tha se Valentina me të arritur ka përfunduar në spital, pasi nuk ka arritur të përballojë dot presionin e madh.

“Jam në kontakt të rregullt me menaxherin dhe drejtorin e kompanisë Miss Yu që më njoftuan se Valentina kishte rënë dakord. E kuptoj dhe është e pranueshme kjo që ka ndodhur. Ka stres të tmerrshëm pas saj, është nën presion të madh, e kanë mbajtur më gjatë në doganë në kthimin në Serbi”, ka thënë Nadja në programin e mëngjesit të televizionit Kurir.

Kujtojmë që Petrovic menjëherë pasi “u kryqëzua” në rrjet, vendosi të tërhiqet nga gara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!