Bëri shqiponjën dykrenare në Eurovision, mediat serbe “shpërthejnë” ndaj Anxhelës, akuza për kopjim

schedule15:48 - 19 Maj, 2021

schedule 15:48 - 19 Maj, 2021

Pjesëmarrja e Anxhela Peristerit ka tërhequr vëmendjen e mediave serbe. Simboli i shqiponjës dykrenare që Anxhela ka bërë gjatë një paraqitjeje para mediave ka revoltuar serbët, të cilët e kanë cilësuar veprimin e saj si një provokim.

“Në prag të mbrëmjes së parë gjysmëfinale të Eurovision, e cila po mbahet në Hollandë në Roterdam, kishte një skandal kur përfaqësuesja e Shqipërisë, Anxhela Peristeri, doli para shtypit dhe tregoi simbolin e Shqipërisë së Madhe, “Shqiponja me dy koka”.” shkruan Blic.

Sakaq, dhe paraqitja e këngëtares shqiptare me fustanin e kuq, ku u vlerësua si e veshura më mirë mes pjesëmarrësve, ka bërë bujë në mediat serbe. “Srbijadanas” shkruan se Anxhela ka kopjuar këngëtaren Lepa Brena.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në konkursin muzikor “Eurovision” në Roterdam, e cila bëri një skandal kur tregoi një shqiponjë dykrenare, një simbol të të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe, në tapetin e kuq, kopjoi Lepa Brena-n./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!