Luciano Spalletti padyshim ka qenë arkitekti i këtij Napoli të jashtëzakonshëm këtë sezon. skuadra e kaltër fitoi Scudetton pas shumë vitesh dhe pati gjithashtu një rrugëtim të jashtëzakonshëm në Champions League.
Duke parë ecurinë, futbollin e bukur dhe rezultatet, De Laurentiis duket se ka vendosur t’i besojë përsëri trajnerit italian.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, njoftimi për rinovimin e kontratës mes Spallettit dhe Napolit mund të arrijë të enjten me rastin e konferencës për shtyp për të prezantuar grumbullimin e skuadrës gjatë verës në Dimaro.
Marrëveshja e re pritet të jetë deri në vitin 2025 dhe me një pagë prej 3.5 milionë euro plus bonuse./h.ll/abcnews.al