Gleison Bremer arriti që gjatë merkatos së verës të kalonte nga skuadra e Torinos te Juventusit, duke bërë kështu një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.
Menjëherë pas këtij transferimi, për Bremer ka ardhur edhe dhurata e parë nga kombëtarja e Brazilit, pasi tekniku Titte ka vendosur t’i dërgojë një ftesë.
“E kam ndjekur Bremerin dhe dikush mund të thotë që pse u vonova, duke qenë se ai edhe vjet shkëlqeu te Torino dhe u shpall mbrojtësi më i mirë i Serisë A.
Por doja ta lija pak të qetë që të përqendrohej, sepse e prisja se mund të bënte hapin e madh të karrierës.
Por tani që e realizoi edhe transferimin te Juventusi mund të thotë fjalën e tij edhe në kombëtare, pasi unë e di mirë se shkolla italiane e mbrojtjes është më e mira dhe Bremeri tashmë është një lojtar që ka fituar shumë cilësi të rëndësishme për t’i shpalosur edhe me Brazilin”, ka deklaruar Titte. /f.a/abcnews.al