Për analistin Roland Lami, Fatos Nano është një figurë që ka dritë hijet e tij në politikë. Në Zëri i Shqiptarëve, Lami analizoi figurën e Nanos, nga ardhja në PS, vitet e burgut, dhe tentativat drejt Presidencës.
“Nano nëse do e analizojmë ka disa aspekte pozitive, reformoi një subjekt politik që ishte gati në gërmadhë, duke e bërë një parti moderne, të pranueshme dhe konkurente që erdhi në zgjedhje dhe fitoi. Elementi i dytë, është elementi i mungesës së hakmarrjes bëri një burg të padrejtë dhe nuk u hakmorr, pasi erdhi në pushtet që është një komponent fisnik. Elementi i tretë thyerja e një tabuje që zgjodhi monogaminë dhe jo lidhjet e shumëfishta që shumë politikanë i fshehin, me gjithë kostot përkatëse, por publiku pëlqeu sinqeritetin.
Sigurisht ka edhe elementë të tjerë që bëri një katarsis brenda qeverisë dhe korruptoi qeverinë, bëri dorëheqjen si kryetar partie në 2005, por donte të imponohej me pahir PS-së si kandidaturë për President. Në 2007 nuk është se nuk tentoi të hyjë në politikë, jo nga dera por me dhunë. Dhe e fundit, nuk se i kanë munguar rastet që ka flirtuar me kundërshtarin për të bërë diversion brenda PS, janë dritëhijet e këtij personazhi që duhet të themi”, tha Lami./abcnews.al

