Jerome Boateng është ndëshkuar nga klubi i Bayner Munchen për shkak se ka shkelur rregullat e karantinës. Mbrojtësi pësoi edhe aksident gjatë udhëtimit të tij me makinë, ndërkohë që bavarezët gjobën e mbrojtësit do e dhurojnë për spitalin Munihut.
Vetë Boateng ka sqaruar se ishte larguar për shkak se djali i tij kishte qenë sëmurë dhe një veprim të tillë do e bënte çdo baba, ndaj edhe i vjen keq për gjobën e marrë. “E di që është gabim që nuk e njoftova klubin për udhëtimin tim, por në atë moment e kisha mendjen vetëm të djali im.
Ai nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Kur djali e thërret babanë, sigurisht që do ta shkoja pa marrë parasysh orarin. Për atë pranoj çdo ndëshkim. Në fund të fundit ai është djali im”, shprehet Boateng për “Bild”.
Më tej ai shton: “Do doja ta shihja atë baba që nuk do të shkonte në një moment të tillë për të qëndruar me djalin e tij 4-vjeçar. nëse do të ketë një ndëshkim për të, unë e respektoj. Më duket diçka e trishtueshme”. /abcnews.al