Steven Bergwjin bëri një ndeshje të shkëlqyer debutuese me fanellën e Tottenham, duke shënuar golin e parë në atë fitore 2-0 të “Gjelave”. Pas ndeshjes, holandezi foli për Sky Sport, duke thënë se ëndrra e tij, është bërë realitet.
“Është një ëndërr e bërë realitet, jam shumë i lumtur që jam këtu. Goli ishte qershia mbi tortë, e pabesueshme. Ëndrra e çdo lojtari është të luajë në Premier League dhe të shënosh, është një ndjenjë e pabesueshme.
Festa? Ma kanë kërkuar shokët të festoj në një mënyrë të tillë dhe që kur luaja te PSV, më ka ndjekur mbrapa”, përfundoi sulmuesi holandez, i cili u transferua te “Gjelat” për plot 30 milion euro./abcnews.al