Jurgen Dedi është berberi më i famshëm i momentit. Ai ka hapur një “sallon lëvizës” në Jug, ku qeth turistët. Për këtë ide, Juri ka folur në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”.
“Ideja ka qenë një ëndërr 3-vjeçare, por realizimi është bërë në një kohë të shkurtër për 15 ditë. Eksperienca e Jugut është e veçantë se askush nuk e merr përsipër një eksperiencë të tillë.
Ky është viti i dytë, po këtë vit provuam Dhërmiun, duke e ditur që mund të ketë më shumë turistë.
Më shumë vijnë turistë shqiptarë sesa të huaj, kryesisht fundjavave se dalin nëpër clube”, tha berberi.
Më tej, Juri tregoi se ka dhe klientë të famshëm si reperët Mozzik, Mato Lale dhe Gjiko. Këtë të fundit e veçoi për shkak të formës së kokës të vështirë.
“Të gjithë më besojnë, asnjëri nuk është tekanjozi. Gjiko është më i vështiri se ka formën e kokës ndryshe”, tha ai.