Në seancën paraprake në Gjykatën e Posaçme për dosjen e ARRSH-së, u mor në pyetje biznesmeni Valter Begaj. Begaj u mor në pyetje pasi ai pretendoi se i ishte mohuar e drejta për të dhënë deklarime në fazën e hetimit. Valter Begaj ka kërkuar gjykim normal ndërsa të pandehurit e tjerë kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
Në total, në këtë dosje janë 23 të pandehur fizikë dhe dy shoqëri juridike. Evis Berberi kërkoi gjykim të shkurtuar, por gjykata ende nuk është shprehur për këtë kërkesë ai ka kërkuar gjithashtu kthimin e sendeve të sekuestruara dhe pavlefshmërinë e akteve hetimore.
Në seancën që do të zhvillohet me 9 dhjetor pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim ose jo./abcnews.al

