Ky është Hamza Kore berberi më i vjetër në qytetin e Gjirokastrës, që ende vijon ta ushtrojë këtë profesion që e ka nisur në moshë fare të re.
Ende edhe sot Hamzai vijon të punojë në të njëjtin ambient ku preku për herë të parë veglat e punës,ndërsa ngelet fanatik në ruajtjen e origjinalitetit të ambientit, ashtu siç ka qenë edhe përpara viteve 90.
Karrigia e klientit që dallon sa hyn është mbi 200 vjecare për të cilën Hamzai është kujdesur në mënyrë të veçantë.
Pjesë e veçantë e profesionit të tij ka qenë edhe angazhimi pranë teatrit Zihni Sako
Profesionin e tij Hamzai e ka kaluar edhe në brezin e ri por fatkeqësisht sot askush nuk është mirënjohes,thotë ai./abcnews.al