Berberët dhe parukieret nisin punë nën masa të rrepta, mjetet shtesë rritin kostot

schedule14:00 - 11 Maj, 2020

schedule 14:00 - 11 Maj, 2020

Geri si gjithë berberët e tjerë pas më shumë se dy muaj pa punë u bë gati konformë rregullave për të pritur qytetarët e shumtë që kanë nevojë të kurohen. Ai dhe ortaku i tij Visi që punojnë këtë subjekt në Vlorë tregojnë se kanë marrë të gjitha masat që mos rrezikohet shëndeti i klientëve.

“Kemi marrë të gjitha masat, maska, doreza, dizifektantët tek dera për të pritur njerëzit që do vijnë”, shprehet Geri.

Berberët thonë se mbyllja e subjektit është shoqëruar dhe me vështirësi ekonomike.

“E vështirë ka qënë si nga ana ekonomike si tek puna”, thotë ai. “Ka qenë e vështirë po do ja dalim. Të fillojë puna normalisht shpresojmë”.

Kjo është një prej salloneve në Sarandë ku puna ka nisur që herët me një klient brenda.

Ndërsa parukieria tregon se prej mjeteve mbrojtëse që do të shtojnë do të kenë një rritje të kostove, por do përpiqen mos ndryshojnë çmimet. /abcnews.al