Berber prej 7 brezash/ Afrim Gagani e ka ushtruar këtë zanat për 50 vite

schedule21:25 - 15 Qershor, 2024

schedule 21:25 - 15 Qershor, 2024

Prej 7 brezash thuajse të gjithë meshkujt e familjes Gagani ne Gjirokastër ushtrojnë profesionin e berberit. Afrim Gagani i ka kaluar te 80-at edhe pse ai është tërhequr për shkak të moshës ende shumicën e kohës e kalon në ambientet ku punon djali i tij.

Tregon për fillimet e zanatit me të cilin lidhi jetën për më shumë se 50 vite. Pasioni i pare i Afrimit ishte fotografia. Punoi për dy vjet derisa nisi punën si berber.

Zanatit ia mësoi të birit, Albionit i cili është i radhës që vijon traditën e familjes. Ai nisi punë që 14 vjeç dhe prej 30 vitesh u shërben dhjetëra qytetarëve në ditë.

Po a do te vijoje kjo familje te mbaje gjalle këtë tradite? Albioni thotë se do të dëshironte shumë qe zanatin t’ja trashëgonte të birit.

Në qytetin e gurtë familja Gagani njihet nga të gjithë gjirokastritët, aty ku është thuajse e pamundur që ndonjë qytetarë të mos ketë marrë shërbim tek ndonjë nga berberët duarartë që kanë dalë nga kjo familje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!