Qytetin e Beratit e kanë vizituar mbi 80 mijë turistë gjatë vitit 2017. Kjo sipas kryetarit të Bashkisë Petrit Sinaj i ka dhënë një zhvillim qytetit dhe jo vetëm. Për vitin e ardhshëm parashikohen edhe investime të tjera në dy rrugët që të çojne për tek kalaja.
Viti që po mbyllet ishte i suksesshëm për Beratin.
Qyteti u vizitua nga 80 mijë turistë.
Gjate periudhës maj-tetor është regjistruar edhe fluksi më i lartë.
Krahasuar me një vit më parë qyteti muze i mbrojtur nga UNESCO është vizituar nga 15 mijë turiste më shumë.
Për vitin e ardhshëm vëmendja do të jetë sërish tek turizmi.
Ndërhyrje janë parashikuar edhe tek Parku i Tomorrit, dhe shërbimet ne infrastrukturë, shkollat dhe ujin e pijshëm. Berati ka pasuri monumentesh të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij./abcnews.al