Berati në “Black out”, defekt në sistem, 70% e qarkut pa drita

schedule22:42 - 12 Janar, 2021

schedule 22:42 - 12 Janar, 2021

Një defekt i rëndë në linjën e tensionit të lartë 220 KV të OST-së ka lënë në errësirë të plotë 70% të qarkut të Beratit. Të gjitha zonat periferike dhe ato rurale ndodhen prej disa orësh në “terr” të plotë. Aktualisht furnizohen me energji elektrike vetëm qendrat e 5 qyteteve: Berat, Kuçovë, Skrapar, Poliçan dhe Urë-Vajgurore, ndërkohë që pjesa tjetër e qarkut vijon të jetë pa energji që prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme. Me energji elektrike janë furnizuar edhe objektet e rëndësisë së veçantë, si spitalet, ujësjellësat, institucionet, etj.

Edhe pse defekti i linjën 220 KV të Operatorit të Sistemit të Transmetimit vijon prej orësh nga specialistët e OSHEE-së Berat bëhet me dije se po vijon puna për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjinë elektrike në zonat ku ajo mungon prej disa orësh. Ende nuk bëhet e ditur nga ana e specialistëve të OSHEE-së se kur do të riparohet avaria në linjën e tensionit të lartë dhe kur do të rikthehet energjia elektrike, ndërkohë që mijëra abonentë në të gjithë qarkun e Beratit janë pa drita në banesat e tyre./ Abcnews.al