Policia e Beratit ka kapur autorin e vjedhjes së 3 milionë lekëve në një banesë si dhe eshte gjendur shuma e madhe e lekëve të vjedhura. Në njoftimin zyrtar thuhet se, zbardhet vjedhja e një banese, ku autori vodhi një shumë të madhe lekësh si dhe kapet dhe ndalohet autori dhe sekuestrohet shuma e lekëve që kishte vjedhur.
Ermal Xhafa, 34 vjeç nga Berati dyshohet si autor i vjedhjes në banesën e shtetasit I.N, 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al