Berat, punonjësit e gurit dekorativ në protestë

schedule11:50 - 30 Prill, 2018

schedule 11:50 - 30 Prill, 2018

Rreth 200 punonjës të nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ në malin e Tomorrit kanë protestuar para prefekturës së Beratit. Ata kërkojnë që të rifillojnë punën pasi kanë gjashtë muaj pa punë.

Kjo ka ndodhur për shkak se qeveria ka pezulluar gërmimet në territorin e Tomorrit.  Protestuesit, të cilët nxiten edhe nga pronarët e shfrytëzimit të malit për gurët dekorativ, thanë se policia u ka bllokuar mjetet dhe gurët që kishin nxjerrë më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!