Berat, ndotet uji i pijshëm, nuk shërben as për të pirë e as per gatim

schedule13:38 - 13 Nëntor, 2017

schedule 13:38 - 13 Nëntor, 2017

Dy ditët e fundit në qytetin e Beratit, banorët po vuajnë nga ndotja e ujit të pijshëm. Ata tregojnë që kjo ndodhi menjëherë pas reshjeve të fundit të shiut.

Dhe pse i reduktuar në orar, tashmë i ndotur me ngjyreë dhe me erë.

Prej dy ditësh në rubinetet e banorëve të Beratit uji ka këtë pamje.

Nuk konsumohet as për të pirë e as për gatim.

Situata u bë e tillë menjëherë me fillimin e reshjeve të shiut.

Ndotja e ujit të pijshëm nuk është një problem i panjohur për qytetin e Beratit.

Banorët tregojnë se kjo ndodh sa herë bie shi. Dherat depërtojnë në vendburimin e Bogovës.

ABC News u interesua në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Berat-Kuçovë. Zyrtarë të saj thanë se momentalisht e vetmja masë është klorifikimi./abcnews.al

https://youtu.be/czzwbW0PrEU

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!