Berat, ndalohen dy shtetas për shpërndarje të lëndëve narkotike

schedule09:15 - 9 Nëntor, 2018

schedule 09:15 - 9 Nëntor, 2018

Ndalohen dy shtetas në Berat që dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave. Gjithashtu arrestohet një tjetër shtetas tjetër për mbajtje pa leje të municioneve ushtarake. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat pas një hetimi disa mujor me metoda speciale ndaluan shtetasit: Klei Çobo, 19 vjeç dhe Arges Pirja, 30 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Kapja e tyre u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat ka urdhëruar ndalimin, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin shpërndanin lëndë narkotike pranë shkollave dhe në zona të tjera të qytetit.

Shtetasit K.Çobo gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva. Gjithashtu në vijim të këtij hetimi u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Arben Dibra, 42 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale 3 krehra pistolete, 76 fishekë model 56, kalibri 7.62 mm dhe një jelek antiplumb. Materialet në ngarkim të shtetasve të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!