Berat, motori përplas tek vijat e bardha këmbësoren (video)

schedule12:39 - 18 Shtator, 2019

schedule 12:39 - 18 Shtator, 2019

Një këmbësore dhe drejtuesi i një motori kanë përfunduar në spital. Aksidenti rrugor ndodhi pranë stadiumit në Berat.  Sipas policisë një motor mori para një këmbësore që po kalonte rrugën nga njëra anë në anën tjetër përmes vijave të bardha. Por kjo nuk e ka penguar motorin që të mos ndalojë dhe ta përplasë gruan, e cila mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital. Gjithashtu në spital përfundoi edhe drejtuesi i motorit që më pas u përplas me bordurën e rrugës. /ABC News Albania 24/7