Shqipëria u mund nga Çekia dhe kishte probleme në mbrojtje. Pas ndeshjes, për Supersport foli edhe mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili aktivizohet në Serie A me Atalantën.
“Besoj që skuadra çeke na ka vënë në vështirësi me mesfushorët, që futeshin në hapësirat pas mesfushorëve tonë. Na detyronin të hapeshim në mbrojtje. Kishte edhe pak pakujdesi. Kemi bërë një ndeshje të keqe. Sigurisht që golat mund të evitoheshin”.
“Nuk ka perfekt në futboll e jetë, të gjithë gabojnë dhe prej tyre mësojmë dhe përmirësohemi. E dimë çfarë duhet të përmirësojmë. Besoj se do t’ia dalim si ekip dhe t’i rregullojmë gabimet e kësaj ndeshje”.
“Çekia u paraqit mirë, kur humbnim topin ishin shumë të shpejtë në kundërsulm, Duhet përqendrim shumë i lartë, një sekondë të ikën kundërshtari. Kështu ishte te goli i parë, kur e humba lojtarin në krah te goli i parë. Duhet të përmirësohemi”. v.p / abcnews.al