Bylisi ka befasuar, duke ndryshuar trajner javën para fillimit të kampionatit. Jeton Beqiri nuk është më trajner i ballshiotëve.
Pas një oferte nga Arabia Saudite, drejtuesit e Bylisit nuk janë bërë pengesë për trajnerin që i riktheu në elitën e futbollit shqiptar.
Presidenti Besnik Kapllanaj e ka gjetur menjëherë zgjidhjen dhe që në duelin kundër Kastriotit do të jetë në stol trajneri i ri.
Ai është gjirokastriti Arjan Bellai, ish-trajner i Luftëtarit dhe Shqipërisë U19. Pas eksperiencave në Greqi ai rikthehet në Shqipëri dhe do drejtojë Bylisin. / abcnews.al