Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja dhe 8 personat e tjerë të marrë të pandehur në lidhje me dosjen e sterilizimit do të njihen me fashikujt hetimorë në mënyrë elektronike dhe pa pagesë.
Gjykata e Posaçme të enjten urdheroi SPKA që t’i vërë në dispozicion të pandehurve dhe avokatëve të tyre dosjen hetimore, për të cilën ish ministrit i ishte kërkuar të paguante 120 mije lekë.
Pas kërkesës drejtuar nga Beqja gjykatës, kjo e fundit vendosi që ai të marrë 600 fashikujt e dosjes hetimore në rrugëelektronike. Seanca e radhës në gjykatën e posaçme do të mbahet në 13 maj. Ish ministri i Shëndetësisë tha se vendimi ishte i drejtë dhe në këtë mënyrë u rrëzua edhe pengesa artificiale e krijuar nga SPAK.
“Në arsyetim tonë, të të gjithëve dhe të avokatëve tanë, vendimi ishte shumë i drejtë, pasi rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë.”
Ky vendim gjykate edhe pse nuk është unifikues, hap rrugë edhe për raste te tjera, ku avokatët mund të kërkojnë në gjykatë të drejtën për të pasur në dorë pa pagesë fashikujt e dosjes hetimore. Por në çdo rast duhet të jetë gjykata ajo që do të shprehet, edhe pse precedenti tashmë është i qartë./abcnews.al