Beqaj me pranga në Kuvend/ Elezi: Nuk përbën më interes arrestimi i ministrave, SPAK po vë përpara përgjegjësisë “të paprekshimit”

schedule13:35 - 13 Nëntor, 2024

schedule 13:35 - 13 Nëntor, 2024

Është zhvilluar këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për Shërbimet publike të Sterilizimit dhe të Check-up në Shëndetësi. I pranishëm në Komision është edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Lidhur me këtë ka folur në “News Line“, ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, i cili ka thënë se fakti i arrestimeve të ministrave nuk përbën më interes.

Sipas Elezit, SPAK dhe GJKKO po i vënë prangat “të paprekshmëve”. Ai ka theksuar se dosja e sterilizimit ka abuzime dhe kjo është diçka që opozita e ka ngritur si shqetësim dhe më herët.

“Ajo çfarë përbën interes këtu është se fakti i arrestimeve të ministrave nuk përbën interes këtu. Ka arritur SPAK të vërë përpara përgjegjësisë penale personat e paprekshëm që janë të akuzuar.

Raste të tilla siç kanë dal dhe nga debatet në komision dhe në media për një kohë të gjatë, PD dhe eksponentët e kanë ngritur si një shqetësim këtë dhe më herët, pasi dosja e sterilizimit ka abuzime.

Ajo shprehja e famshme që ‘nëse do ta mbyllësh një çështje, ngri një komision’, ka një kuptim. Këto raporte janë më shumë për opinionin publik dhe patjetër këto materiale duhet të dërgohen në komisionin e SPAK.

Në momentin që ti arrestohesh për një çështje dhe gjatë hetimeve dalin çështje të tjera, e njëjta gjë ka ndodhur dhe me Ilir Metën”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!