Beogradi: Shtetet e Bashkuara të Amerikës presion, që Kosova të anëtarësohet në Interpol

schedule14:23 - 20 Shtator, 2017

schedule 14:23 - 20 Shtator, 2017

Sipas agjencisë serbe të lajmeve Vecernje Novosti, Shtetet e Bashkuara të amerikës po bëjnë presion që Kosova të anëtarësohet në Interpol. Sipas Beogradit në prag të asamblesë së përgjithshme të Interpol në 26 shtator, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përdorin të gjitha forcat që Prishtina të jetë anëtari i ri i organizatës. Por Ministri i brendshëm serb Nebojsha Stefanovic këmbëngul se në Pekin, vendi ku do mblidhet asambleja, do të japë argumentet e duhura që një gjë e tillë të mos ndodhë, dhe pse sipas tij do jetë e vështirë. Por Stefanovic u shpreh i bindur që i ahstuquajturi shtet i Kosovës sipas tij, nuk do të bëhet anëtar me të drejta të plota i Interpolit.