Beogradi për zgjedhjet në Kosovë: Duhet një qëndrueshmeri politike

schedule16:59 - 5 Shtator, 2019

schedule 16:59 - 5 Shtator, 2019

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, politikanë serbë shprehen se vendit i duhet një qëndrueshmëri politike në mënyrë që të vijojë dialogu mes palëve.

Këta janë përfaqësuesit e Listës Serbe të Kosovës. Zakonisht vendimet e mëdha i marrin në Beograd dhe kështu të unifikuar i do edhe kësaj radhe Serbia. Zgjedhjet në Kosovë për serbët janë të rëndësishme pasi fituesi do të jetë përballë tyre në negociata. Rezultatin e vet e kanë të qartë- duhet të fitoj lista serbe, e vetmja që mbështet shteti. Për mbështetje të tyre është folur një vizitë e presidentit, Alleksandër Vuçiç së shpejti në Kosovë. Pas zgjedhjeve Serbia shpreson se do të hiqe t taksa.

Millovan Drecun, deputet i partisë së Vuçiç, thotë se Serbia kërkon stabilitet politik në Prishtinë në mënyrë që të llogaris në një marrëveshje të mundshme të kompromisit. Negociatorë të preferuar nuk kanë.

 “Shpresojmë që vëmendja e partive shqiptare të mos jetë e drejtuar kundër popullit serb dhe që të mos rrezikohen serbët gjatë fushatës. Ne shpresojmë që të respektohet vullneti i popullit serb që besoj se do të jetë për Listën Serbe.”

Profesori Dejan Miletic, është skeptik që zgjidhja mund të jetë e shpejt pasi, sic thotë, mbizotërojnë tensionet dhe gjithcka në procesin e dialogut duket si lojë pa fitues dhe nuk ka shenja përshpejtimi të marrëveshjes.

 “Në Kosovë pritet një qeveri që mund të kërkojë dhe të gjejë një kompromis. Por, jo të gjithë mendojnë kështu. Një qasje tjetër është që zgjehdjet e parakohshme janë një përpjekje për shtyrjen e dialogut. Kjo në mënyrë dhe që të krijohet hapësirë për të pritur largimin e presidentit Donald Tramp”.

Fushata e zgjedhjeve në Kosovë historikisht është zhvilluar edhe në Serbi. Tani pritet që serbët e Kosovës të arrijnë sërish në kryeqytetin serb. Fushatën e zhvillojnë edhe kundër njeri-tjetrit, sidomos me ata që nuk mbështesin idetë e Listës Serbe. /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!