Beogradi nuk i jep leje Pacollit për të vizituar vendin

schedule12:27 - 21 Korrik, 2018

schedule 12:27 - 21 Korrik, 2018

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka vendosur që të shkojë gjithësesi në Serbi ku do të takohet me përfaqësues të komunitetit boshnjak. Kjo dhe pse Beogradi zyrtar nuk i ka dhënë leje për të vizituar vendin.

Beogradi zyrtar ka refuzuar kërkesën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Bexhet Pacolli, për të vizituar Serbinë, ku ishte planifikuar një takim me përfaqësues të komunitetit boshnjak në Novi Pazari.

Radio Televizioni i Serbisë konfirmoi se qeveria e kryeministres Ana Brnabiç ka refuzoi kërkesën zyrtare. Për këtë arsye Pacolli vendosi që në Forumin e Boshnjakëve në Sanxhak të shkojë si qytetar i zakonshëm.

Sipas “Indeksonline” shefi i diplomacisë kosovare do të niset nga Prishtina në orën 15:00. Tryeza e bisedimeve organizuar nga boshnjakët do të mbahet në ndërtesën e Kuvendit Komunal të Novi Pazarit.

Përvec Pacollit, i pranishëm do të jetë edhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, Valdet Sadiku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!