Qindra qytetarë, mbështetës të Partisë Demokratike në Serbi, protestuan mbrëmë në Beograd, kundër çdo marrëveshjeje me Kosovën. Njohjen e Kosovës nga Serbia, ata e quajtën tradhti ndaj të parëve të tyre.
Sheshi “Nikolla Pashiç” i kryeqytetit serb. Janë mbledhur këtu, ata që konsiderojnë se për Kosovën nuk duhet të bëhet asnjë marrëveshje. Demokratët e ish-kryeministrit e presidentit, Vojisllav Koshtunica, kanë dalë të vetëm për ta kujtuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, se çdo firmë e tij në marrëveshje është tradhëti.
Në këtë ditë, 11 vjet më parë Serbia kishte miratuar një rezolutë ku thuhej se Kosova është Serbi.
Millosh Jovanoviç, Kryetar i Partisë Demokratike të Serbisë: Dikush këtu ka menduar ta tradhëtojë, por nuk ka gjeneratë as njeri që mund ta pranojë Kosovën dhe ne nuk do t’i lejojmë gjyshërit tanë të na mallkojnë nga varret. Nuk duam të na pyesin fëmijët ku ishit ju kur ndodhi tradhëtia?
Pas luftjeve të një prifti ortodoks për ta ruajtur Kosovën, ata u nisën drejt oborrit të presidencës së Serbisë për t’i thënë më afër Vuçiç se ka në plan tradhëtinë. Ata ishin kundër NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Protestuesit thanë se pa Kosovë nuk ka as Serbi. Pas arritjes tek presidenca vazhduan fjalimet. Një nga ta ishte edhe gjenerali që udhëhoqi luftën e Kosovës për forcat serbe.
Bozhidar Delliç, Deputet i Kuvendit të Serbisë: Kosova është baza jonë shpirtërore. Ne nuk ekzistojmë pa Kosovën, ajo është e jona derisa të jetë në zemrat tona.
Një pjesë e këtyre protesutesve kërkuan që Serbia t’i thotë jo Perëndimit dhe ta kthejë Kosovën./abcnews.al