Beograd/ Gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve dhe thirrje për dorëheqjen e Vuçiçit

schedule21:44 - 28 Qershor, 2023

schedule 21:44 - 28 Qershor, 2023

Partitë e djathta opozitare në Serbi u mblodhën mbrëmjen e 28 qershorit në Beograd, në shenjë mbështetjeje për serbët nga Kosova.

Në mesin e tyre u dëgjuan fyerje dhe gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve, shkruan REL.

Tubimin e organizoi “Lëvizja për Mbrojtjen e Kosovës dhe Metohisë”, me mbështetjen e partive të djathta, përfshirë edhe partitë opozitare parlamentare: Dveri dhe Zavetnici.

Në tubim u dëgjuan këngë nacionaliste për Kosovën dhe u shpalos pankarta: “Stop terrorit ndaj serbëve në Kosovë e Metohi”.

Të tubuarit valëvitën flamuj të Serbisë dhe slogane “s’ka dorëzim”, në të cilat figuronte edhe harta e Kosovës.

Ata kërkuan mbështetjen e Rusisë për politikën e Serbisë ndaj Kosovës.

Në mesin e kërkesave të tyre u dëgjua edhe lirimi i serbëve të arrestuar në veri të Kosovës, të cilët Policia e Kosovës i ka identifikuar si organizatorë të incidenteve në atë zonë, gjatë muajit të kaluar.

Autoriteteve të Serbisë iu kërkua t’i ndërpresin negociatat me Kosovën dhe t’i anulojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!