Një fotograf holandez ka hulumtuar traumat e pasluftës në Kosovë dhe ka studiuar të gjitha traumat e pasluftës. Vite të shkrepjes së aparatit të tij janë bërë ekspozitë në Beograd pasi autori ka dashur së pari ta tregojë dhimbjen tek publiku për të cilin ka folur dhe më pas në vendlindje.
Willem Poelstra, është fotograf holandez. Pas vdekjes së prindërve e kishte kuptuar se i ati kishte punuar në ndërtimin e trenave që ccuan hebrenjtë ne vdekje. E ëma ishte hebraike. Kutia me dedikim të historisë personale e shtyu të shkonte në Kosovë. Portrete, histori, tragjedi e çifte të ndaluara. Koha e pasluftës lë trauma. Historitë e shqiptarëve dhe serbëve në një ekspozitë në kryeqytetin serb. Diskutimi duket i hershëm dhe i vonuar. Viktima janë njerëzit, askush nuk është fitues.
Willem Poelstra, fotograf: “Në shumë vende në Europë dhe këtu e shikon se si në Maqedoni, si Mali i Zi, Shqipëria është ndryshe dhe në Kosovë e shikon që njerëzit jetojnë përtej kufijëve, ata që mund të quhen një fis sic janë kurdët apo shqiptarët jetojnë në vende të ndryshme. Kjo shkakton përplasje pasi kthehemi në histori dhe kjo në Perëndim është e zgjidhur, por jo në këtë pjesë të botës”.
Evropa e frikësuar ka gjetur strehën tek uniteti. Liria dhe diskutimi janë të rëndësishme për të mbyllur mundësinë e ripërsëritjes.
Willem Poelstra: “Unë vij nga një vend shumë demokratik dhe jemi vendi i dytë në botë për liri të shtypit. Besojmë se mediat të vështrojnë dhe është gjë e mirë për demokracinë. Nuk besoj se një foto shpëtoi Vietnamin pasi jemi në kohën e internetit, por sa më shumë që bëjmë krijojmë debat dhe gjejmë zgjidhje”.
Fotografi ka ende të zhdukur rreth 90 persona të familjes së tij që prej luftës së Dytë Botërore. Poelstra ka kaluar vite, duke bërë hartat e dhimbjeve në historitë e tij të së ardhmes për të shkuarën./abcnews.al