Benzi përplas motorin, plagosen dy persona

schedule09:42 - 27 Nëntor, 2017

schedule 09:42 - 27 Nëntor, 2017

Dy persona kanë mbetur të plagiosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Sarandë-Çukë në vendin e quajtur “OAZI”.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ”Benz ML”, ka përplasur një mjet motor tip ”Lifan” të drejtuar prej shtetasit E.H..

Për pasoje kanë mbetur të dëmtuar shtetasit K.M., 24 vjeç, banues ne Delvinë (pasagjer në mjetin motor) dhe vet drejtuesi i mjetit motor shtetasi E.H., 31 vjeç, banues në Metoq, Sarandë, të cilët po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Në Komisariatin e Policisë Sarandë, Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit Benz, shtetasin R.R., 18 vjeç, për të vijuar me veprimet e mëtejshme hetimore./abcnews.al