“Benzema ta harrojë kombëtaren sa të jem unë, s’e harroj kurrë atë që ndodhi”

schedule18:58 - 17 Janar, 2021

schedule 18:58 - 17 Janar, 2021

Didier Deschamps nuk tërhiqet sa i përket Karim Benzema. Trajneri i Francës nuk e grumbullon sulmuesin e Real Madrid prej 5 vitesh, teksa ka mbyllur përfundimisht dyert e kombëtares për sulmuesin e njohur, sa kohë që të jetë ai trajner.

Benzema shantazhoi Mathieu Valbuena, mesfushorin e Olympiacos, me postimin e një video erotike. Një çështje e tillë krijoi zhurmë të madhe dhe në Francë vendosën të mos e grumbullonin më goleadorin e Realit në kombëtare.

Ajo që ndodhi la një gjurmë që nuk mund ta harroj. Nuk ka të bëjë vetëm me Benzema, por edhe me deklarata të disa personave të tjerë, prej të cilëve familja ime u ndje keq. Kur bëhet fjalë për mua, taktika dhe aspekti teknik nuk kanë ndonjë rëndësi primare.

Në rastin e Benzema u kalua masa, ndodhi diçka që më preku mua dhe familjen time. Diçka e tillë është e papranueshme për mua. Thënia e disa gjërave domosdoshmërisht çon në agresion verbal ose fizik. Unë ende i vuaj pasojat, kështu që e kam të pamundur të harroj.

Nuk mund ta harroj atë që ndodhi, nuk do e harroj kurrë“, deklaron trajneri i kombëtares së Francës në prononcimin e dhënë për RTL. Vendimi i Deschamps solli kritika të mëdha dhe shumë persona e akuzuan për racizëm ndaj 33-vjeçarit të njohur. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!