Karim Benzema nuk grumbullohet me kombëtaren e Francës që prej katër vitesh. Sulmuesi i Real Madrid i bënte shantazh Mathieu Valbuenës për nxjerrjen e një video me pullë të kuqe.
35-vjeçari i Olympiacos bëri publike gjithçka në vitin 2015 dhe drejtuesit e Federatës morën një vendim. Benzema nuk do të ftohej më për të luajtur me Francën. Didier Deschamps është pyetur për mundësinë e rikthimit të tij në kombëtare.
Trajneri i kampionëve të botës është treguar i prerë në përgjigjen e dhënë për TF1, duke i dhënë fund shpresave të sulmuesit 31-vjeçar.
“Mendoj se rikthimi i Karim Benzema nuk do të ishte diçka pozitive për kombëtaren franceze. I bëj zgjedhjet e mia në bazë të asaj që mendoj se është në mirën e skuadrës, duke mos harruar atë që përfaqëson kjo fanellë”, thekson Deschamps. /abcnews.al