Pse Real Madrid nuk ka njoftuar ende rinovimin e kontratave të yjeve të tyre? Carlo Ancelotti ka pranuar së fundmi se njoftimi zyrtar duhet të arrijë afër ndeshjes së fundit të kampionatit, atë kundër Bilbaos të planifikuar për të dielën, por shumë në Spanjë janë të bindur se pas kësaj vonese fshihen probleme.
Rasi më i spikatur është ai i fituesit të “Topit të Artë”, Karim Benzema. Francezi, pavarësisht dëmtimeve të tij, ka shënuar 30 gola këtë sezon dhe ka treguar se mund të jetë ende një burim më se i vlefshëm për klubin.
Mejgithatë, qëndrimi i tij është shqetësues dhe shumë besojnë se kjo varet nga oferta “faraonike” e marrë nga Arabia Saudite, për rreth 200 milionë euro për dy sezone.
Se si do të jetë e vërteta, kjo do të zbulohet në ditët në vijim. Ndërkohë, Reali duket se synon të nënshkruajë me Roberto Firmino. Spanjollët presin vitin 2024 për të synuar një goditje të madhe në repartin sulmues, me Haaland ose Mbappe./h.ll/abcnews.al