“Benzema kthehu në shtëpi, do ishe lideri ynë”, Lyon ëndërron sulmuesin

schedule09:32 - 13 Nëntor, 2019

schedule 09:32 - 13 Nëntor, 2019

Francezët e Lyon kanë një dëshirë të madhe për të përforcuar ekipin. Juninho mban rolin e drejtorit sportiv të klubit ku kaloi vitet më të bukura të karrierës. Braziliani, i cili godiste goditjen e dënimit si penallti, i ka bërë një thirrje publike Karim Benzema që të rikthehet në shtëpi.

31-vjeçari i Real Madrid u aktivizua për 5 sezone me klubin francez, përpara se të transferohej te “Los Blancos” në vitin 2009. Kontrata me klubin spanjoll i përfundon verën e vitit 2021 dhe në Lyon janë gati ta presin krahëhapur.

Benzema dhe Juninho gjatë kohës kur luanin me Lyon

Dëshiroj t’i propozoj Benzemasë që të përfundojë karrierën te Lyon. Mund të bëjë një sforco ekonomike, sepse nuk jemi në gjendje t’i paguajmë të njëjtën rrogë që përfiton te Reali. Shpresoj që të vijë të luajë dy vite me ne dhe të ndihmojë rritjen e lojtarëve të rinj. Do të ishte lideri i ekipit tonë, do ishte realizimi i një ëndrre rikthimi i tij“, përfundon Juninho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!