Gianluca Di Marzio raporton se Karim Benzema pritet të njoftojë vendimin e tij për t’u larguar nga Real Madridi për te Al Ittihad sot.
Mbajtësi i “Topit të Artë” për vitin 2022 do të pranojë propozimin e Al Ittihad, i cili është për dy vjet dhe do t’i ofrojë 200 milionë euro gjatë kësaj periudhe Benzemas.
Në fakt, sulmuesi 35-vjeçar do të ketë të ardhura shtesë nga bonuset, reklamat dhe të drejtat për imazhin e tij që do të menaxhohet nga ekipi i tij i ri.
Kështu do të mbyllet cikli i Karim Benzemës te Real Madridi pas 13 vitesh, një periudhë ku ai me madrilenët dhe shënoi 353 gola në 647 ndeshje. /G.D abcnews.al/
?? CONFIRMED by @DiMarzio: Benzema will announce he is LEAVING TODAY. #rmalive pic.twitter.com/8cJxB54HiO
— Madrid Zone (@theMadridZone) June 1, 2023