“Benz”-i i prokurorit që u shpërthye me eksploziv brenda qendrës tregtare në Tiranë

schedule22:29 - 11 Mars, 2021

schedule 22:29 - 11 Mars, 2021

Gazetarja e “ABC” Xhensila Kodra siguron foton e makinës “Mercedez A Class” që u hodh në erë me eksploziv mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30 në parkingun e qendrës tregtare “Kristal” te Komuna e Parisit në Tiranë.

Makina e prokurorit Arjan Muça, që aktualisht është inspektor te KLP është dëmtuar në pjesën e përparme, ku ishte vendosur tritoli, ndërsa grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së qendrës tregtare për të shkuar në gjurmët e autorit.

“Mercedezi A Class” përdorej edhe nga gruaja e prokurorit, Gentiana Muça gjyqtare te gjykata Administrative e Tiranës. ABC mëson se Arjan Muça ka qenë oficer te prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas është emëruar prokuror në Gjirokastër.

Në muaj e fundit ai ishte komanduar në Tiranë te Këshilli i Lartë i Prokurorisë për sektorin e hartimit të dosjeve, raportet për gjyqtarët dhe prokurorët që kalojnë në Vetting.

Nuk dihet kush ka qenë objektivi, prokurori Arjan Muça apo gruaja, Gentiana Muça, pasi makina përdorej nga të dy. Policia deklaron se po kontrollon zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.

Drejtori i Policisë së Tiranës Rebani Jaupaj  deklaroi për mediat nga vendi i ngjarjes se makina ka pësuar dëmtime vetëm në pjesën e përparme.

Ai tha se prokurori që e ka në pronësi, Arjan Muça e parkonte prej dy vitesh në vendin ku ndodhi shpërthimi me tritol mbrëmjen e sotme./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!