Benyamin Netanyahu bie në sondazhe, 71% e kritikojnë atë

schedule22:23 - 10 Prill, 2023

schedule 22:23 - 10 Prill, 2023

Të paktën 71 për qind e izraelitëve gjykojnë negativisht sjelljen e mbajtur nga kryeministri Benyamin Netanyahu në 100 ditët e para të qeverisë së tij të re. Popullariteti i liderit bie edhe mes mbështetësve të partisë së tij Likud, ku 48% ndërkohë kanë shprehur një opinion negativ për të.

Këto janë disa nga rezultatet që dolën në një sondazh të realizuar nga televizioni komercial Canale 13, pas muajsh protestash të vazhdueshme kundër reformës së tij në drejtësi.

Në rast të zgjedhjeve të reja, partia centriste e Bashkimit Kombëtar të Benny Gantz do të merrte 29 vende nga 120, ndërsa centristi tjetër i Yair Lapid, Yesh Atid do të merrte 21 vende të tjera dhe Likud i Netanyahut vetëm 20 vende.

Sondazhi zbuloi gjithashtu se vetëm një në katër izraelitë beson se është e nevojshme që qeveria aktuale të mbetet në vend. Të tjerët do të donin një qeveri të unitetit kombëtar, ose zgjedhje të reja.