Bënte “zig-zage” në rrugë, video në rrjetet sociale “fundos” shoferin në Thumanë

schedule21:20 - 8 Shkurt, 2022

schedule 21:20 - 8 Shkurt, 2022

Një shofer është ndëshkuar nga policia pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqej duke kryer manovra të rrezikshme në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë. Drejtuesi i Opel-it me iniciale M.A. është gjobitur me 8000 lekë të rinj, ndërsa automjeti i tij është bllokuar nga uniformat blu.

“Kreu parakalim të gabuar në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës, evidentohet dhe ndëshkohet nga Policia Rrugore e Durrësit.

Shërbimet e Policisë Rrugore Durrës, pas publikimit të një videoje në rrjete sociale, për një automjet tip “Opel” që kryente parakalime të gabuara në aksin rrugor Fushë Krujë –Thumanë, duke rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës, kanë lokalizuar dhe bllokuar automjetin, si dhe kanë ndëshkuar me masë administrative 8000 lekë të rinj, drejtuesin e mjetit, shtetasin M. A.

Policia Rrugore falënderon qytetarët që evidentojnë dhe publikojnë shkeljet e kryera nga drejtuesit e mjeteve, dhe apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!