Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Bënte porosi online dhe kërcënonte korrierët me thikë për t’i vjedhur mallin, arrestohet 32-vjeçari në Tiranë

schedule14:46 - 28 Dhjetor, 2024

schedule 14:46 - 28 Dhjetor, 2024

Një 32-vjeçar në Tiranë porosiste produktet (aparate celular) në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar.

Si pasojë, ai ka përfunduar në prangat e policisë dhe si provë materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.

Ndërkohë, po vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.



Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.4, operacioni policor “Porositësi”.

Bënte porosi online dhe sapo konstatonte mbërritjen e korrierëve, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i vidhte porosine pa e paguar atë, vihet në pranga 32-vjeçari.

32-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve thyente masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën vepër penale.

Zbardhen dhe dokumentohen 3 raste të vjedhjeve me dhunë të kryera nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar në të dhënat e marra se një shtetas thyente masën e sigurisë dhe kryente vjedhje nën kërcenimin e një mjeti prerës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Porositësi”.

Si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasit 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Ky shtetas porosiste produktet(aparate celular) në adresën e banesës së tij dhe kur korrierët mbërrinin për të dorëzuar pakon, i kërcënonte me thikë, duke u marrë celularin pa paguar.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas në datat 15,21, dhe 27.12.2024, ka kryer të njëjtën veprimtari të paligjshme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular, i vjedhur me datë 27.12.2024 dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!