Bënte “kërdinë” me vjedhje, vihet nga pranga hajduti i 21 biçikletave në Durrës

schedule12:24 - 5 Qershor, 2020

schedule 12:24 - 5 Qershor, 2020

Një 31-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi kishte vjedhur të paktën 21 biçikleta gjatë muajve fundit.  M.M., është arrestuar në flagrancë ndërsa ka qenë edhe më parë i dënuar për vjedhje.

31-vjeçari më 4 qershor njoftohet të ketë vjedhur biçikletën e B.D. në Durrës dhe u kap pas ndjekjes nga policia në lagjen nr. 17.

Njoftimi:

Durrës

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Çiklisti”, për zbardhjen e vjedhjeve të biçikletave të ndodhura më parë.

Arrestohet në flagrancë 31-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Zbardhen dhe dokumentohen 21 vjedhje të biçikletave të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Durrësit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti”, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.M., 31 vjeç, banues në Durrës , i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas  ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:

Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;

Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;

Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;

Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;

Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/